Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të martën është sjellë i arrestuari J.V, nën dyshimin për përfshirje në sulmin që ndodhi në kanalin e Ibër-Lepencit, të premten mbrëma.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur granata dore, armë e municione.
Me urdhër të prokurorit, atij i ishte caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.
Lidhur me sulmin terrorist janë shoqëruar në stacionin policor 10 persona, ku dy prej tyre D.V dhe D.M janë ndaluar dhe për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt.
Policia dhe organet e drejtësisë po vazhdojnë veprimet hetimore për këtë rast.