Sulmi në Ibër-Lepenc flet Hovenier: E dënojmë sulmin, te gjithë përgjegjësit të vendosen para ligjit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier u është adresuar mediave pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ku tha se u informua për sulmin e së premtes në veri.

Ai ka thënë se SHBA e dënon sulmin në veri, teksa ka kërkuar që autorët të dalin para drejtësisë.

Tutje, Hovenier theksoi se SHBA po punon ngushtë me institucionet e vendit për të gjetur personat përgjegjës për këtë sulm të papranueshëm.

“Na ftoi Kurti në një takim për të na njoftuar për sulmin e së premtes në veri. Do t’i them disa gjera në emër të SHBA-së. E dënojmë sulmin në infrastrukturën kosovare që rrezikoi edhe furnizimi me ujë dhe energji elektrike, ne ofrojmë mbështetej që të arrestohen të gjithë të dyshuarit të gjithë përgjegjësit të vendosen para ligjit. Ne jemi këtu për të mbështetur popullin e Kosovës, vlerësojmë shumë mbështetjen që është bërë nga EULEX”, ka thënë Hovenier.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA