Ka mbaruar nata e madhe e garës së muzikës evropiane, Eurovision 2023.
Ngjarja e cila sivjet u mbajt në Liverpool të Anglisë, mirëpriti në finale plot 26 shtete (pesë prej të cilave u kualifikuan automatikisht, 20 të tjera që arritën kualifikimin nga netët gjysmëfinale si dhe vendi fitues i vitit të kaluar, Ukraina).
Fituese e Eurovision 2023 u shpall Loreen nga Suedia me këngën “Tatto”.
Ata morën pikë të shumta nga juritë profesionale të shteteve pjesëmarrëse, por rezultati kaloi në epërsi edhe me votat e publikut, ku gjithsej grumbulloi 583 pikë.
Në vend të dytë u rendit Finlanda me gjithsej 526 pikë e në vend të tretë Izraeli me 362 pikë.
Vendi i katërt i takoi Italisë me 350 pikë si dhe në vend të pestë u rendit Norvegjia me 268 pikë.
Shqipëria, e cila u përfaqësua nga Albina dhe familja Kelmendi u rendit në vend të 22-të me gjithsej 76 pikë.