22.7 C
Pristina
E shtunë, 18 Maj, 2024

Sudan, raportohet për afro 100 civilë të vrarë në ditën e tretë e luftimeve

Shpërthime dhe të shtëna armësh janë raportuar në mëngjesin e së hënës në kryeqytetin e Sudanit, Khartum, në ditën e tretë të luftimeve.

Luftimet e së hënës janë të fokusuara në Pallatin Republikan të qytetit, në ndërtesën e komandës ushtarake dhe në aeroportin ndërkombëtar, sipas raportimeve lokale.

Sipas një sindikate të mjekëve, 100 civilë janë vrarë gjatë luftimeve që filluan të shtunën, në shtetin e Afrikës Veriore.

Ndërkaq, numri i të plagosurve raportohet se ka shkuar në mbi 1 mijë e 100.

Luftimet kanë nisur pas mospajtimeve mes dy liderëve: liderit të ushtrisë dhe liderit të një grupi rival paramilitar, të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

Mosmarrëveshjet kryesore kanë të bëjnë me planet për t’i inkorporuar Forcat e Mbështetjes së Shpejtë në ushtri dhe me atë se kush do ta drejtojë më pas forcën e re.

Sudani është udhëhequr nga gjeneralët qëkur presidenti autoritar, Omar al-Bashir, u rrëzua nëpërmjet grushtshtetit, në vitin 2019.

Shtetet kryesore arabe dhe SHBA-ja kanë bërë thirrje për bisedime që do të çonin në rivendosjen e një qeverie civile, teksa komuniteti ndërkombëtar ka apeluar që menjëherë t’i jepet fund dhunës. /atvlive.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA