Gjumi cilësor luan një rol të rëndësishëm në mirëqenien e përgjithshme të njeriut. Nëse nuk bëni orët e mjaftueshme të gjumit që ju nevojiten, kjo gjë mund të ketë një ndikim mjaft negativ në shëndetin tuaj mendor dhe fizik.
Pagjumësia jo vetëm ndikon nivelin tuaj të energjisë, por ndikon edhe në performancën e punës dhe cilësinë e jetës.
Ekspertët e përshkruajnë pagjumësinë në disa mënyra të ndryshme, në varësi të karakteristikave të saj specifike.
Lloji i pagjumësisë akute i referohet vështirësive afatshkurtra që keni me gjumin të cilat në përgjithësi zgjasin jo më shumë se disa javë.
Pagjumësia kronike i referohet pagjumësisë që ndikon në gjumin tuaj për 3 ose më shumë ditë çdo javë, zakonisht për një periudhë prej 3 muajsh ose më gjatë.
Pagjumësia fillestare përshkruan vështirësinë që keni për të rënë në gjumë. Problemet me gjumin mund të vijne dhe si rezultat i përdorimit të kafeinës apo problemeve me shëndetin mendor.
Por sipas një studimi të fundit të bërë nga Universitetit të Miçiganit del se njerëzit që vuaj nga insomnia kanë një rrezik më të madh për goditje në tru, krahasuar me njerëzit pa që flenë më mire.
Wendemi Sawadogo, shefi i ekipit hulumtues, theksoi se njerëzit me pagjumësi kanë gjithashtu diabet, hipertension, sëmundje të zemrës dhe depresion, gjë që rrit më tej rrezikun e goditjes në tru. Pavarësisht që nga studimet e mëparshme del se nga pagjumësia njerëzit mund të vuajnë edhe nga astma e kanceri.
Wendemi Sawadogo, shefi i ekipit hulumtues i Universitetit të Miçiganit nga viti 2002 deri në vitin 2020 vëzhguan njerëz “të cilët nuk kishin pësuar asnjë goditje në tru”, ku 57% e atyre në grupin e studimit ishin gra të moshës 61 vjeçe.
Studimi zbuloi se rreziku i goditjes në tru është më i lartë tek njerëzit me pagjumësi nën 50 vjeç.
Ka shumë terapi për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së gjumit, vuri në dukje Sawadogo, duke theksuar rëndësinë e diagnostikimit dhe trajtimit të hershëm për të zvogëluar rrezikun e goditjes në të ardhmen.
Duke theksuar se njerëzit me pagjumësi nuk e shohin atë si një sëmundje, Sawadogo theksoi se është e rëndësishme të rritet ndërgjegjësimi për pagjumësinë./atvlive.tv/