8.1 C
Pristina
Wednesday, February 25, 2026

Spiropali: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, e themi me gojën plot

Ministrja për Europën dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali tha se në vizitën e parë në Prishtinë në këtë pozitë, e kishte për privilegj që ta bënte menjëherë pas formimit të qeverisë së re të Kosovës.

Në një konferencë për media, ministrja shqiptare tha se Kosova për Shqipërinë nuk është një zgjedhje protokolli, por një zgjedhje historike e politike.

“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është një kapitull i zakonshëm i diplomacisë, është vijmësi i një rrugëtimi të përbashkët të skalitur në sakrificë, në qëndresë dhe në vendosmëri historike për përparim kombëtar”, tha ajo para mediave.

Për luftën e Kosovës, Spiropali tha se bota e pa një popull që nuk rreshti së kërkuari lirinë, ndërsa për Ditën e Pavarësisë, ministrja tha se ishte dita kur Kosova fitoi vendin e saj në hartën e botës.

“Viti 2026 duhet të jetë momenti i konsolidimit të plotë të subjektiviteti të saj ndërkombëtar dhe i mbylljes përfundimtare të çdo paqartësie për vendin e saj në Evropë”, shtoi ministrja.

Pos tjerash, Spiropali tha se forcimi i Kosovës ndërkombëtarisht, është sukses edhe për Shqipërinë.

“Integrimi evropian i Kosovës është testi i koherencës së vetë Bashkimit Evropian me vlerat që ai përfaqëson, Kosova ka dëshmuar qartësi euroatlantike, përkushtim ndaj reformave dhe stabilitet institucional. Sigurisht heqja e masave shtrënguese ishte domosdoshmëri, dhe besoj që tani ka ardhur koha që ta themi me plot gojën që Kosova e meriton statusin e vendit kandidat pa standarde të dyfishta”, tha ajo.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA