Përgatiti: Nora Luta
Përfundimisht avokati Gregory Kehoe nuk do të jetë pjesë e mbrojtjes së Hashim Thaçit, në gjykimin që po zhvillohet ndaj tij dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale, në Hagë.
Trupi gjykues e ka miratuar tërheqjen e avokatit kryesor nga përfaqësimi juridik i Thaçit, dhe vendimi është aprovuar me 14 shkurt nga administratorja e gjykatës.
“Paneli miraton kërkesën për ndërprerje dhe kërkesën për tërheqje për z. Kehoe dhe z. Reeder, e cila do të hyjë në fuqi për z. Kehoe në ditën kur një këshilltar i ri drejtues caktohet nga sekretari për të përfaqësuar z. Thaҫi; (b) Fton sekretarin që të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të emëruar avokatin kryesor për z. Thaҫi sa më shpejt që të jetë e mundur; (c) Rrëzon kërkesën për emërim dhe kërkesën për pagesë; Kehoe konfirmoi se një kontratë ndërmjet anëtarëve përfundoi më 31 janar 2023 dhe se asnjëra palë nuk dëshironte të vazhdonte marrëdhënien e tyre profesionale”, thuhet në vendimin e Gjykatës Speciale.
Tërheqja e mbrojtësit kryesor në këtë fazë të procesit gjyqësor, sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi dëmton cilësinë e mbrojtjes.
Shala thekson se rasti i Thaçit dhe të tjerëve, është kompleks.
Kehoen do ta zëvendësojë avokati Lluka Mishetiq.
Në fund të janarit me arsyetimin që nuk janë kryer obligimet ndaj tyre, Gregory Kehoe, dhe anëtarët e kompanisë “Greenberg Legal Associates”, kishin kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e Hashim Thaçit në Dhomat e Specializuara.
Këta ishin angazhuar nga Thaçi, derisa Ministria e Drejtësisë kishte sqaruar se nga buxheti i shtetit paguhet avokati Mishetiq, dhe se pagesat ndaj tij janë kryer me rregull.