Spanja kampione e Ligës së Kombeve, Kroacia nuk ia del në finale

Spanja shpallet kampione e Nations League 2023 pasi fitoi me penallti ndaj Kroacisë (rezultati i pergjithshem 4-3)!

Si të gjitha finalet, Kroaci – Spanjë nisi dhe vijoi te ishte si një lojë shahu, pa shumë argëtim, emocione dhe raste. Ndeshje e mbyllur edhe per shkak se tashme Kroacia e Dalic eshte bere specialiste per te mbajtur nje menaxhim te mire te topit dhe ekuilibrit…

Nga njëra anë Perisic e nga ana tjetër tjetër Gavi u përpoqen të ndryshonin rrjedhën e lojës, por pa mundur të shënojnë gjatë pjesës së parë. Kramaric do ta gjente veten përballë Unai Simon, pas një vrapimi në kufirin e pozicionit jashtë loje, por gabon përballë portierit kundërshtar.

Kroacia, në fakt, gjatë fraksionit hapës ishte më dominuese në lojë dhe pati më shumë goditje në portë. Kështu pjesa e parë, që ishte më shumë taktike, u mbyll me rrjeta të paprekura.

Edhe pjesa e dytë nis më mirë për Kroacinë, që nuk arrin të shfrytëzojë si duhet një gabim në dalje të Unai Simon në të 51-tën. Asensio u kundërpërgjigj me kokë në të 57-tën, me topin që shkoi paksa mbi tra. Rastin më ideal në pjesën e dytë e pati Ansu Fati, në minutën e 84-t, me Perisicin që bën shpëtimtarin mbi vijën fatale.

Pak sekonda para se të mbyllej koha e rregullt, Asensio shkakton drithërima në portën e Livakovic, por topi shkon jashtë. Ne shtesat 15 minuteshe nuk ndodhi shume edhe pse ishte Olmo dhe Asensio ata qe iu afruan golit dhe me ne krahun tjeter Kroacia shperdoroi me Petkovic.

Te goditja e penalltive, vendimtar ishte Unai Simon me dy superpritje ndaj Majer dhe Petkovic, teksa per Spanjen gaboi Laporte, qe e dergoi topin ne traversen e portierit Livakovic. Penalltia qe vulosi triufmin ne Holande per iberiket ishte e Carvajal qe nuk gaboi dhe me penallti alla Panenka i dha trofeun “Furive te Kuqe”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA