spot_imgspot_img
spot_img

Sot Seanca për Qeverinë e re, Kurti pritet të prezantojë kabinetin

Seanca për Qeverinë e re është caktuar të mbahet sot, me fillim nga ora 10:00. Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sot pritet t’ua prezantojë kabinetin qeveritar deputetëve të Kuvendit.

Më 10 tetor u bë konstituimi i legjislaturës së 9-të, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. E gjithë kjo ndodhi tetë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve. Tashmë vendi ndodhet para një situate tjetër. Mandatari për formimin e qeverisë së re, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sot duhet ta prezantojë para 120 deputetëve kabinetin e ri qeveritar.

Vetëvendosje ka 48 deputetë, ndërsa aktualisht nuk ka informacione për një marrëveshje koalicioni.
Ani pse fitoi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Vetëvendosje nuk mori mjaftueshëm vota për të qeverisur e vetme, ndërsa zgjodhi t’i bëjë ofertë Lidhjes Demokratike për bashkëpunim, e kjo e fundit refuzoi. Vetëvendosje tha se nuk bën koalicion me Partinë Demokratike as me Listën Serbe.

Kurti, për ta formuar qeverinë e re, duhet t’i sigurojë votat e 61 deputetëve deri nesër. Por nëse kjo nuk ndodh, presidentja është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike dhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandatarin e dytë, nëse i dëshmohet se i ka numrat për të formuar qeverinë.

Edhe i dyti ka 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar. Nëse as herën e dytë nuk formohet, presidentja duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen dyzet ditë nga data e shpalljes.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA