10.7 C
Pristina
E shtunë, 27 Prill, 2024

Sot Dita Ndërkombëtare e Muzikës, në kryeqytet organizohen një sërë aktivitetesh

Nga organizimi i një koncerti që mbahet nesër, të gjitha të hollat do të ofrohen për mësimin parashkollor, për fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

Sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, në kryeqytet do të ketë një sërë aktivitetesh.

Lidhur me disa nga këto aktivitete, ka folur profesoresha Besa Luzha, njëherësh edhe përfaqësuese e këshillit të operës së Kosovës, me ç’rast ajo përmendi se nga organizimi i një koncerti që mbahet nesër, të gjitha të hollat do të ofrohen për mësimin parashkollor, për fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

“Opera e Kosovës ka organizuar një takim që fillon në ora 11;00 në bibliotekën kombëtare, ku do të promovohet një libër apo për të thënë një monografi për Nikolin Gurakuqin, i cili është një regjisor i shquar i operës në Shqipëri. Në anën tjetër, nesër  do të mbahet një koncert “Muzika na bashkon”, që përmes tij jemi munduar që ta lidhim me një kauzë humanitare, pra të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë në qendrën “Azure” në Fushë-Kosovë, qendër kjo e cila do të ofrojë mësim parashkollor për fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, andaj ftojmë të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë”, tha ajo./atvlive.tv/

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA