Sonte pritet të nis faza gjysmëfinale e Kupës së Kosovës në basketboll,ku pritet të ketë ndeshje tejet interesante.
Takim tejete interesant pritet të zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi”në Prizren,ku Bashkimi e pret skuadrën e Sigal Prishtinës me dy ekipet të cilët synojnë që ta fitojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm të basketbollit.
Në fazën çerekfinale Bashkimi eliminoi skuadrën e GO+Pejës,teksa në anën tjetër Sigal Prishtina kishte eliminuar skuadrën e Vëllaznimit.
Një përballje tjetër interesante pritet të zhvillohet edhe ajo ndërmjet Trepçës dhe Boras,ku mitrovicat synojnë të mbrojnë titullin e fituar edicionin e kaluar teksa Bora synon të kalojë për herë të parë në finale.
Në çerekfinale Trepça eliminoi skuadrën e Golden Eagle Yllit,kurse në anën tjetër Bora e kishte eliminuar Rahovecin 029.
Kujtojmë që ndeshjet pritet të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje,dhe dy ekipet më të mira pritet të kalojnë në finale.






