Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Sllavisha Filiqin me 15 vjet burgim për krime lufte, duke e shpallur fajtor për torturimin dhe zhdukjen e mjekut Hafir Shala gjatë vitit 1998.
Dënimi u shpall në mungesë të të akuzuarit dhe pritet të ekzekutohet pasi aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.
Sllavisha Filiq, si pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, së bashku me dy zyrtarë të tjerë të paidentifikuar, akuzohet se ka torturuar mjekun Hafir Shala, i cili u dërgua në një objekt të Sigurimit Shtetëror në Prishtinë, pas së cilës më nuk duhet për fatin e tij.
Pas këtij aktvendimi, Gentrit Shala, djali i Hafir Shalës, ka falënderuar institucionet për punën që kanë bërë deri më tani, por ka theksuar se Sllavisha Filiq nuk ka qenë i vetmi dhe kërkon që edhe përgjegjësit e tjerë të vihen para drejtësisë.