-7.4 C
Pristina
Tuesday, December 30, 2025

Skandal arbitrimi në Spanjë? CTA konfirmon 10 gabime

Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA) ka pranuar zyrtarisht 10 gabime arbitrimi gjatë këtij sezoni, pas analizimit të 51 rasteve përmes platformës audiovizive të Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF).

Vendimet u përzgjodhën nga një panel këshillues i përbërë nga José Luis Oltra, José Ramón Sandoval, José Luis Sánchez Vera dhe Fernando Morientes, ndërsa verdikti përfundimtar i përkiste CTA-së.

Sipas raportit, Atletico Madrid është një nga skuadrat më të dëmtuara, për shkak të një vendimi të gabuar për pozicion jashtë loje të Giuliano Simeones në ndeshjen ndaj Alavés.

Rayo Vallecano kryeson listën e skuadrave më të dëmtuara me dy raste kundër saj, konkretisht në aksionet e Batallës dhe Alemaos, ky i fundit i mbajtur për disa sekonda në zonë pa u ndëshkuar, në favor të Alavés. Në të njëjtën listë përfshihen edhe Atletico Madrid, Espanyoli (penallti për prekje me dorë nga Mendy që nuk u dha as pas konsultimit me VAR-in), Celta Vigo (penalltia për Nico, ku VAR-i ndërhyri gabimisht) dhe Athletic Bilbao (ndërhyrja nga prapa ndaj Maroan nga portieri Leo Román në një kundërsulm, e cila nuk u ndëshkua me karton të kuq).

Edhe Barcelona është dëmtuar nga një gabim i qartë, pasi gjuajtja nga distanca e Raillos u lejua gabimisht të vazhdonte lojën.

Nga ana tjetër, disa skuadra si Athletic Bilbao, Real Sociedad dhe Mallorca janë favorizuar në disa raste gjatë sezonit.

Edhe Real Madridi figuron ndër ekipet e prekura, veçanërisht në incidentin me Dean Huijsen në “San Sebastián”, ku CTA vlerëson se duhej akorduar vetëm karton i verdhë.

Në total, Barcelona dhe Real Madridi rezultojnë të dëmtuara në mënyrë të barabartë, me nga një gabim secila nga 10 të pranuarat.

Sa i përket favorizimeve, Real Madridi ka përfituar më së shumti nga penalltitë dhe goditjet e dënimit, ndërsa Atletico Madridi dhe Barcelona kryesojnë në përfitimet nga goditjet e këndit dhe rivëniet anësore. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA