Një video e Taylor Swift në tribunat e stadiumit Arrowhead, ka bërë xhiron në internet, dhe ka ngritur shumë diskutime.
Këngëtarja kishte shkuar për ta shikuar një ndeshje futbolli, për të përkrahur ekipin në të cilin luan i dashuri i saj, Travis Kelce.
Artistja e hitit “Shake it off”, kishte veshur një xhaketë, këmishë të zezë dhe një fund.
Në momentin kur mbërriti në tribunat e stadiumit, sigurimi i saj u thoshte fotoreporterëve që të çohen në këmbë.
Taylor ecte ngadalë, derisa sigurimi “rregullonte terrenin” paraprakisht.
Tani, një video e përhapur në rrjetet sociale, ngrit dyshimin se sigurimi u thoshte foto-reportereve që të ngriten në këmbë në mënyrë që ata të mos ishin në gjendje të fotografonin poshtë fustanit.
Reagimi i sigurimit të tij ishte aq i rreptë sa që duket se fuqizon këtë pretendim.
Taylor Swift has arrived to Arrowhead Stadium for Broncos vs. #Chiefs pic.twitter.com/ixJjjOi6PQ
— Katie Maher (@wibwKatie) November 10, 2024
Videoja që fillimisht u shpërnda në rrjetin social X, ka grumbulluar më shumë se 18 milionë shikime.
“Sigurimi i saj po u bërtiste fotografëve që të çohen në këmbë që të mos mund të shkrepin fotografi poshtë fustanit të saj. Mirë se vini në botën e një gruaje”, thuhej në përshkrim.
Ndonëse shumë përdorues e mbështesnin këtë pretendim, nuk dihet saktësisht se pse sigurimi i saj kishte vepruar në këtë mënyrë. /Telegrafi/