Sivjet duhet të përfundojë Ligji i Ri për Këshillin Prokurorial

Plani i veprimit në kuadër të Strategjisë për Sundimin e Ligjit që u miratua këtë javë, parasheh këtë vit si afatin e fundit për përfundimin e ligjit të ri për Këshillin Prokurorial.

Përveç këtij ligji, në rishikimin e strategjisë është përfshirë edhe hartimi i disa ligjeve që rrjedhin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit.

Por, shoqëria civile konsideron se strategjia nuk ka pasur rezultate konkrete.

Megjithatë, kërkesat buxhetore nuk i janë aprovuar KGJK-së e as Këshillit Prokurorial.

Në mungesë të buxhetit, vlerësohet se shumica e objektivave do të mbesin vetëm në letër.

Sipas po këtij plani të veprimit është planifikuar që këtë vit të ndahet buxhet nga 69 mijë e 500 euro për KGJK, dhe KPK.

Kjo me qëllimin që Këshillat përgjatë viteve 2025/2026 të ndërmarrin fushata të vazhdueshme mediale, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për sistemin e ri ligjor të përgjegjësisë disiplinore të prokuroreve, e gjyqtarëve./atvlive.tv/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA