10.6 C
Pristina
Saturday, April 19, 2025
Banner

​Si të parandalohet obeziteti në rini, tregojnë ekspertët italianë

Identifikimi i shenjave të hershme të çrregullimeve të të ngrënit tek të rinjtë mundëson ndërhyrje të hershme, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Bëhet fjalë për elemente të tilla si ngrënia e tepërt ose kufizimi i ushqimit, aktiviteti i tepruar fizik, çrregullimet e ankthit, vetëvlerësimi i ulët, izolimi shoqëror. Identifikimi i tyre gjithashtu na mundëson të arrijmë individë potencialisht në rrezik dhe ata që janë rreth tyre”. Kjo është ajo që tha Luca Bernardo, drejtor i Mjekësisë së Fëmijërisë dhe Zhvillimit dhe Qendrës së Adoleshencës në spitalin Fatebenefratelli në Milan, sot në Romë me rastin e prezantimit të sondazhit hetues mbi “Çrregullimet e të ngrënit në fëmijëri dhe adoleshencë dhe strategjitë e parandalimit” (me fokus në obezitetin), nga Komisioni Parlamentar për Fëmijërinë dhe Adoleshencën, raporton KosovaPress.

“Jemi një nga vendet me jetëgjatësi më të lartë në botë, por jetëgjatësia e shëndetshme, pa sëmundje, është duke u zvogëluar”, shtoi Marco Silano, drejtor i Departamentit të Sëmundjeve Kardiovaskulare, Endokrine-Metabolike dhe të Plakjes në Institutin Superior në Sanita. “Sëmundjet që mund të arrijnë deri në 3 ose 4 të njëkohshme pas moshës 45 vjeç janë një ngarkesë shëndetësore jashtëzakonisht e rëndësishme, por gjithashtu një ngarkesë sociale dhe ekonomike”. Parandalimi i sëmundjeve kronike-degjenerative “duhet të nisë shumë herët, që nga zhvillimi foshnjor: ushqyerja me gji në muajt e parë të jetës është një faktor përcaktues që parandalon zhvillimin e kondicioneve të tilla, nga obeziteti deri te sëmundjet që rrjedhin prej tij siç është diabeti”.

Në lidhje me ushqyerjen me gji, Silano thekson se rajonet italiane të veriut kane më shumë virtuozitet në krahasim me ato të jugut, e cila reflektohet në shumë fusha të tjera: “Në jug numri obezitetit dhe peshës së tepërt është më i lartë, si dhe jetëgjatësi e shëndetshme është më e ulët. Kjo vlen gjithashtu për diabetin tip 2, prevalenca e të cilit është e lidhur me atë të obezitetit”.

Ka, pastaj, “një ndërlidhje të qartë të kundërt mes PBB-së (Produkti i Brendshëm Bruto) rajonale dhe prevalencës së kondicionit: sa më e lartë të jetë PBB-ja, aq më e ulët është përqindja”. Duke theksuar “përcaktuesin ekonomik dhe të pabarazisë”. Silano liston politikat e nevojshme për parandalim, përfshirë ndërhyrjet për të modifikuar ofertën ushqimore, të tilla si “redukimi i marketingut të ushqimeve për fëmijë, reduktimi i përmbajtjes së sheqerit dhe yndyrnave dhe porcioneve të plota, edukata ushqimore dhe aktiviteti fizik”, të cilave u shtohen “politikat fiskale dhe aplikacionet digjitale për të luftuar obezitetin”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA