Shtyhet seanca fillestare për rastin ‘Banjska’, për gjykim në mungesë pritet opinioni i Supremes

PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ

Policët u vunë sërish në aksion për terroristët e Banjskës.

Ndryshe nga një vit më parë, kur ndërhynë në këtë fshat, tani i asistonin Shërbimit Korrektues për t’i sjellë ata në gjykatë.

Brenda sallës së gjykimit, tashmë ishin vendosur familjarët. Në të majtë, ata të rreshterit të vrarë, Afrim Bunjaku. Afër u rehatua edhe polici Alban Rashiti, i cili ishte plagosur gjatë sulmit.

Në anën tjetër u ulën familjarët e të akuzuarve. Më pas në sallë u sollën edhe të akuzuarit. I pari Blagoje Sasojevic. I dyti Valdimir Tolic, i cili ende çalonte nga plagët e marra gjatë sulmit dhe në fund Dusan Maksimovic. Por mungonin edhe 42 të akuzuar të tjerë.

Pasi iu hoqën prangat, Gjykatësi Arben Hoti e hapi gjykimin.

Kur, të akuzuarit konfirmuan identitetin, fjalën e mori prokurori special Naim Abazi.

Megjithatë, gjykatësi vlerësoi se për këtë nevojitet mendimi i Gjykatës Supreme.

Në fakt, Departamenti Special për procedurën e gjykimit në mungesë, nga Supremja kishte kërkuar opinion qysh në tetor të vitit të shkuar. Kështu, vendosi që fillimisht të veçohet procedura, mes 3 të arrestuarve dhe 42 të tjerëve që janë në arrati.

Para momentit për deklarimin rreth fajësisë, avokatët e të akuzuarve kërkuan ndërprerjen e seancës, për disa arsye.

“Shkresat e lëndës nuk i kemi pranuar në mënyrë fizike. Aktakuzën unë e mora vetëm të hënën. E kishim të pamundur të përgatitemi për kaq pak kohë. Pa qëllimin për ta vonuar procesin, kërkoj ndërprerjen e seancës për të vazhduar në një moment tjetër.”, tha avokati i Blagoje Spasojevicit.

Por, kjo kërkesë u kundërshtua nga prokurori e avokati mbrojtës i viktimave.

Sidoqoftë, u mor vendimi që seanca të ndërpritet për të vazhduar pas gati dy javësh.

Blagoje Spasojevic dhe Vladimir Tolic ishin arrestuar me armë në duar, më 24 shtator 2023. Ndërsa, Dusan Maksimovic, ishte kapur një ditë më vonë.

Të tre, bashkë me 42 të tjerë në krye me Milan Radojicicin, akuzohen për kryerjen e veprës terroriste, me qëllim të aneksimit të veriut./atvlive.tv/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA