Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar dje në Prishtinë, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale ‘Trafikim me njerëz’.
“TRAFIKIM ME NJERËZ/ Prishtinë 09.02.2024-13:30. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale të cekur si dhe është identifikuar një viktimë e supozuar e trafikimit”, thuhet në raportin policor.
Tutje, Policia njoftoi se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajte.







