Bernë, 20 prill -Jemi dëshmitarë se diaspora e sotme shqiptare, kryesisht nga Kosova që jetojnë dhe veprojnë në territorin helvetik, janë viktime e politikave diskriminuese të regjimit jugosllav dhe Serbisë së diktatorit serb Millosheviq, ku ky i fundit, shqiptarëve iu kishte shkatërruar gjithçka para viteve 1999, përfshirë këtu shkolla e xhamia.
Por sot këta ish-emigrantë e sot qytetarë të Zvicrës janë shembull integrimi në territorin helvetik, të cilët janë bërë të njohur dhe të suksesshëm jo vetëm në futboll, por edhe në arsim, të cilët sot në Zvicër kanë 100 shkolla dhe 100 xhami, në të cilat po ruhet dhe kultivohet kultura dhe gjuha shqipe, ku në xhamia, ligjëratat dhe lutjet bëhen edhe në gjuhen shqipe, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.
Sipas Zyrës Federale për Statistika (OFS) në Zvicër, aktualisht jetojnë dhe veprojnë 389.444 myslimanë apo 8% sipas regjistrimit të vitit 2021 nga popullsia rezidente e përhershme e moshës mbi 15 vjeç.
Sipas shifrave të fundit nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) që datojnë nga viti 2019, 5.5% e banorëve të moshës 15 vjeç e lartë deklarojnë se janë myslimanë në Zvicër, pra rreth 390,000 njerëz. Por numri i tyre këto katër vitet e fundit është rritur në afro 400 mije.
Imami i Gjenevës Rijad Aliu uron festen e Bajramit komunitetit shqiptare dhe të huaj në gjuhen shqipe dhe tri gjuhë të tjera të Zvicrës
Imami i Gjenevës prof. Rijad Aliu, mbrëmë para qindra besimtarëve në Xhaminë e Gjenevës “Dituria” ka uruar Fitër Bajramin komunitetit shqiptarë dhe jo shqiptarë në gjuhën shqipe dhe në tri gjuhë tjera në Zvicër.
“Vëllezër dhe motra të nderuara, në emri tim personal dhe të Xhamisë sonë ‘Dituria’ në Gjenevë, të gjithë besimtarëve anë e mbanë botës islame ua uroj këtë festë të Bajramit, duke e lutur të Madhin Allah që harmonia, dashuria, solidariteti dhe toleranca të mbretëroje në mesin tonë këtu në Zvicër dhe paqja në botë”, është shprehur imami Aliu.
Njëkohësisht, me një mesazh drejtuar komuniteti shqiptarë në Zvicër iu është drejtuar me urime edhe imami i njohur Mehas Alija, kryetar i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, duke kërkuar që në mesin tonë të kenë paqe dhe tolerancë pavarësisht nga religjioni, gjuha, raca apo origjina.
Shumica e myslimanëve në Zvicër vijnë nga vendet e ish-Jugosllavisë (42%) kryesisht shqiptarë nga Kosova, Maqedonia Veriore dhe Lugina e Preshevës, kurse nga Turqia (14%). Një e teta kanë kombësi zvicerane (mbi 30%, krahasuar me 12% në vitin 2000).
Një mbështetje e fuqishme nga Kuvajti, Katari dhe Turqia. Xhamitë shqiptare financohen nga vet organizimi, në baza vullnetare
Një nga bashkëbiseduesit tanë ka deklaruar se “gjithçka çfarë na ka shkatërruar Miloshiviqi me tanke në vendlindje, po përpiqemi t’i kemi sot këtu pran nesh në Zvicër..”. Sipas tij, sot në Zvicër, shqiptarët kanë mbi 200 qendra shkollore, mësim në gjuhen shqipe, po ashtu edhe mbi 100 xhami, qendra këto për falje, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Më 1 qershor 1978, mbreti Khaled erdhi nga Arabia Saudite për të inauguruar xhaminë e Gjenevës, më e madhja në vend. Mbretëria financoi ndërtimin e ndërtesës prestigjioze.
Ceremonia ishte zhvilluar në prani të Këshilltarit Federal Pierre Aubert, Kryetarit të Bashkisë së Gjenevës Pierre Raisin si dhe përfaqësuesve të kishave.
E vendosur në Petit-Saconnex, Xhamia e Madhe e Gjenevës përbëhet nga katër ndërtesa: Xhamia, një shkollë për mësimin e Kuranit, një bibliotekë dhe një laborator gjuhësor.
Xhamia e Madhe e Gjenevës është ndërtuar në vitin 1978 në rrethin e institucioneve ndërkombëtare në Grand-Saconnex. Është xhamia më e madhe në Zvicrën frankofone dhe e vetmja që ka një minare. Është gjithashtu e vetmja që njihet nga jashtë, xhamitë e tjera në Zvicrën frëngjisht folëse janë në ndërtesa civile.
Për 300 mijë shqiptarë në Zvicër 100 xhami janë pakë a shumë?.. Pas Xhamisë së Bernit, Gjenevës, Will-it, Spreitenbach dhe Reinach, shqiptarët e Zvicrës së shpejti edhe me një xhami në Friburg.
Me rritjen e numrit të shqiptarëve në Zvicër rreth (300 mijë) po rriten edhe shkollat dhe xhamitë në këtë vend. Themi kështu sepse para 4 vitesh, në prag të Ramazanit në Zvicër u hapën dy objekte fetare, u bë inaugurimi i dy xhamive të mëdha (Will dhe Gjenevë) për komunitetin shqiptar në këtë vend demokratik dhe tolerant. Dy imamët e këtyre xhamive kane falënderuar autoritetet zvicerane për këtë mundësi.
Ne Qershorin e vitit 2017, shqiptarët në Zvicër kishin ndërtuar dy xhami me një shumë prej 8 milionë CHF. Për katër vite, katër xhami në Zvicër, që kjo i bie se shqiptaret në Zvicër sikur ndërtojnë thuajse për çdo dy vite nga një xhami. Sipas imamëve dhe organizatoreve, në mesin e qindra kontribuuesve, sponsorëve shqiptarë e myslimanë, kishte edhe donatorë katolikë dhe zviceranë.
Shqiptarët në Zvicër bëhen me 100 shkolla dhe 100 xhami. Së shpejti shqiptarët e Friburgut më xhami të re “Assotiation Culturell Islamic Albanaise”
Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch, në Zvicër janë mbi 100 xhami të shqiptareve. Shumica e xhamive shqiptare në Zvicër janë me imamë të rregullt, të punësuar. Numri më i madh i besimtarëve është prezent ditëve të premte, por edhe ditëve të pushimeve sidomos gjatë muajit të Ramazanit dhe ditëve të festave të Bajramit të Vogël dhe të Madhit, kurse ditëve tjera, xhamitë më pak frekuentohen për shkak të angazhimeve të besimtarëve me punë të përditshme dhe obligime familjare.
Është e vështirë të numërohet numri i objekteve të adhurimit mysliman në Zvicër. Vlerësimet variojnë nga rreth 300 xhami. Në Zvicër, vetëm katër kanë minare (Gjenevë, Cyrih, Winterthur dhe Wangen bei Olten). Pa muezin, janë rreth 200 imamë që predikojnë në Zvicër, prej të cilëve mbi 100 janë me angazhim të plotë.
Pjesa dërmuese e xhamive në Zvcër mbështeten nga Kuvajti, Katari dhe Turqia. Kurse, xhamitë shqiptare financohen nga vet organizimi spontan i shqiptareve, në baza vullnetare.
“Të dashur vëllezër dhe motra, me datë 17.04.2023 ditë e hënë (nata e Kadrit në muajin Ramazan), u bë aksion për grumbullimin e mjeteve për ndërtimin e Xhamisë së re në Fribourg. Shuma e tubuar 1 814 400 CHF, masha’Allah. Allahu i shpërbleftë të gjithë kontribuuesit. Vetëm besimi në Allahun arrin të bën çudira”, thuhet ne web faqen e xhamisë së shqiptarëve në Friburg, transmeton gazeta zvicerane Le Canotn27.ch, ku në vazhdim prezantohet edhe në video ku shihet maketi i xhamisë se re në Friburg, të cilin kanton jetojnë mbi 20 mijë shqiptarë, kryesisht nga Kosova, Maqedonia Veriore dhe nga Lugina e Preshevës.
Drejtuesi i Xhamisë në ndërtim Bedrudin Sadullahu, duke falënderuar besimtarët për këtë solidaritet dhe kontribut, ka thëne për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch se “pjesa e dërmuse e mjeteve janë tubuar për xhaminë e re në Friburg, falë gatishmërisë dhe bujarisë së komunitetit tonë në kantonin tonë dhe në Zvicër”.
“Xhamia e jonë në Friburg për të qenë në funksion, nevojiten 2 500 500 CHF. Deri më tani janë grumbulluar 1 830 000 CHF. Objekti do të ketë bibliotekën, salla leximi, restorant të madh prej 350 m2 si dhe lokale për aktivitete të tjera kulturore e sportive, por edhe këndin për lojë për fëmijë”, ka thënë Sadulli.
“Së pari falënderoj autoritetet zvicerane që na kanë mundësuar lokacionin. Çështjen administrative e kemi kryer, po ashtu projektin e kemi të gatshëm dhe mjetet gati-gati po bëhen. Çka inshalla xhamia jonë në Friburg do jetë e gatshme për Ramazanin e vitit të ardhshëm, ku do të kemi dy festa, Bajrmin dhe xhaminë re”, ka treguar Sadullahu duke uruar festen e Bajramit komunitetit myslimanë në Friburg dhe Zvicër.
Më shumë se 350 shoqata myslimane dhe objekte kulti, të rrymave të ndryshme, janë të përhapura në të gjithë Zvicrën. Asnjë xhami nuk pretendon hapur se ka një tendencë xhihadiste. Në Zvicër, shumica e myslimanëve vijnë nga Ballkani. Vendet ku ata luten janë gjithashtu vende takimi ku transmetohen traditat e vendeve të tyre të origjinës.
“Myslimanët shqiptarë kanë përvojë të bashkëjetesës ndërfetare”, tha Arlinda Amiti, koordinatore e programit të doktoratës “Islami dhe Shoqëria: Studime Islame-teologjike” në Qendrën Zvicerane për Islamin dhe Shoqërinë (CSIS).
Se sa janë të integruar shqiptarët, në këtë rast femrat shqiptare, dëshmon edhe një fakt se zonja prof.dr.Arlinda Amiti (me shami) është shqiptarja e parë doktore e shkencave në Zvicër, e cila pos shqipes, zotëron edhe 7 gjuhë të huaja.
Zvicra sot ka rreth 400,000 myslimanë të cilët në vitin 1970 ishin vetëm 16,000. Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch, ky numër i madh i myslimanëve në Zvicër të cilët janë kryesisht nga Ballkani, janë edhe për shkak të politikave diskriminuese të regjimit të Millosheviqit, i cili kishte dëbuar më dhunë qindra mijëra shqiptarë dhe boshnjakë nga viset e tyre si nga Kosova po ashtu edhe nga Bosnja.