spot_imgspot_img
spot_img

Shqipëria propozon filmin “Luna Park” për në ‘Oscars 2026’ me Adriana Matoshin në rol kryesor

Shqipëria ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për në “Oscars 2026”, duke dërguar si propozim filmin artistik me metrazh të gjatë “Luna Park” të regjisorit Florenc Papas.

Më 23 shtator 2025, në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK), u mblodh Komisioni Përzgjedhës për të vendosur se cili film do të përfaqësojë vendin në kategorinë “International Feature Film” në edicionin e 98-të të çmimeve Oscars.

Në garë ishin dy produksione: “Luna Park” i shtëpisë kinematografike On Film Production me regji nga Florenc Papas dhe “Emili” i shtëpisë kinematografike A.R. Production me regji nga Ajola Daja.

Pas shqyrtimit, komisioni votoi unanimisht në favor të “Luna Park”, duke e shpallur atë përfaqësuesin zyrtar të Shqipërisë.

Roli kryesor në film interpretohet nga aktorja e njohur kosovare Adriana Matoshi, ndërsa Buka Production është bashkëprodhuese e këtij projekti kinematografik.

Në një njoftim zyrtar, Qendra Kombëtare Kinematografike i ka uruar suksese regjisorin Florenc Papas dhe producentin Dritan Huqi, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për kinematografinë shqiptare në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA