Ka shkuar në 205 numri i qytetarëve të helmuar nga ushqimi “Fast Food” në një lokal në Malishevë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi i cili tha se të gjithë personat që kanë kërkuar ndihmë, i kanë simptomat e njëjta.
“Numri i qytetarëve po vazhdon të rritet, deri tani 205 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Të gjithë janë paraqitur me simptoma të njëjta, vjellje, temperaturë, ethe. Disa janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, disa në QKUK në Prishtinë”, tha ai.
Kujtojmë se të shtunën, disa qytetarë u helmuan pasi konsumuan ushqim të shpejt në një lokal në Malishevë.
AUV ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka njoftuar se kanë marr pesë mostra të produkteve ushqimore, teksa kanë theksuar se lokali në fjalë ishte në gjendje jo të mirë.