Zymer Bytyqi dhe Lumbardh Dellova janë bërë futbollistët më të rëndësishëm te gjiganti bullgar CSKA Sofja.
Gjiganti bullgar ka triumfuar në udhëtim te Heber Pazardzhik me rezultat minimal 0-1 dhe dyshja kosovare kanë qenë më të vlerësuarit në fushë.
Zymer Bytyqi mori notën më të lartë 7,9 ku luajti për 66 minuta dhe pati tre pasime kyçe, gjashtë harkime të sakta dhe një rast të madh të krijuar, derisa dribloi tetë herë kundërshtarët.
Ndërkohë paraqitje shumë të mirë pati edhe Lumbardh Dellova që luajti 90 minuta dhe u vlerësua me notë 7,7.
Paraqitja e dy yjeve të Kosovës në fundjavë është vlerësuar, teksa ata kanë zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Bullgari nga SofaScore.