Shërbimet speciale ruse kanë marrë informacionin për sulmin e mundshëm terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por sipas tyre, informacioni ishte i një natyre të përgjithshme, pa detaje specifike, kanë konfirmuar disa burime për agjencinë ruse TASS.
Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson, ka thënë se qeveria amerikane “e ka ndarë informatën me autoritetet ruse në pajtim me politikat e paralajmërimit”. Dhe kjo është konfirmuar nga shërbimet speciale ruse (FSB), që kanë thënë se e kanë marrë një informacion të tillë.
“Por informacioni ishte i një natyre të përgjithshme, pa ndonjë specifikë”, kanë thënë burimet.
SHBA-ja i kishte paralajmëruar qytetarët e vet në Rusi të shmangin daljet publike, shkruan KOHA.net.
Mbi 100 persona të vdekur e qindra të plagosur mbetën nga sulmi në sallën “Crocus City”, për të cilin e ka marrë përgjegjësinë ISIS-i./Koha.net/