Shënohet dita e informimit për komunitete

Përgatiti: Kastriot Tahiri

Ndryshe nga ditët e tjera, të mërkurën Akademia e Kosovës për Siguri Publike hapi dyert për qytetarët. Edin Ajetoviq nga Graçanica erdhi në Vushtrri, për të kuptuar më shumë për punën dhe përgjegjësitë e Policisë.

“Në të ardhmen e shoh veten si polic. Jam duke ndjekur shkollën e trafikut, jam në vitin e dytë dhe e shoh veten si polic trafiku”, tha Ajetoviq.

Përveç Ajetoviqit interesim për t’u njohur me punën e institucioneve të sigurisë patën edhe qytetarët nga komunat e tjera.

Në kuadër të shënimit të Ditës së Informimit për komunitetet, Akademinë e vizitoi edhe kryeministri Albin Kurti. Duke theksuar rëndësinë e Akademisë në ngritjen profesionale të Policisë, ai tha se ky institucion ka shënuar shumë suksese.

Për punën profesionale të Policisë, lëvdata patën edhe dy anëtarët e kabinetit qeveritar, ministri i brendshëm dhe ai për Komunitete e Kthim.

“Akademia për Siguri Publike ka ngritur gjenerata të tëra, që sot janë pjesë e institucioneve. Ky takim i përbashkët është një mundësi e mirë e njoftimit tuaj me punën e institucioneve të sigurisë”, tha ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla.

Çka do të thotë për mua kjo Akademi, është besueshmëri, zgjedhje, ardhmëri”, tha Rashiq.

Në këtë ngjarje, Kastriot Jashari, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i AKSP-së, tha se Akademia, tash e 23 vjet ka kultivuar frymën për bashkëpunim më komunitete.

“Konsideroj se Akademia tash e një kohë të gjatë e ka kultivuar bashkëpunimin me komunitete, më vjen mirë që kemi tavolina ndihmëse në Akademinë e sigurisë, ku komunitetet mund të marrin informimin më të mirë”, tha zëvendësdrejtori i përgjithshëm i AKSP-së, Kastriot Jashari.

Ditë më parë, testimit me shkrim për t’u bërë pjesë e Policisë iu nënshtruan mbi 3 mijë, të rinj. Ndërkaq, fazën e parë e kaluan rreth 2 mijë kandidatë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA