Kryetari i Komunës së Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, në emisionin CONTEXT në ATV, foli për fushatat politike të gjata, duke theksuar se qeverisja e mirë është forma më e mirë e promovimit politik.
Totaj tha se, megjithëse fushatat e gjata janë të kuptueshme, ato nuk duhet të fokusohen jashtë Kosovës, pasi shumica e votave dhe ndikimi mbeten brenda vendit.
“Unë e konsideroj që fushata më e mirë është performanca e mirë e qeverisë komunale, në këtë rast, po edhe në përgjithësi e kujtdo që është në pushtet. Kjo fushata shumë e gjatë, në njëfarë mënyre, është e kuptueshme, por sa është e arsyeshme, është pikëpyetje e madhe. Fokusi është dashtë me qenë në Kosovë e jo jashtë Kosove, për shkak se shumica e votave do të jenë prapë në Kosovë,” tha Totaj.
Intervistën e plotë të Shaqir Totajt në emisionin CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë: