Sekuestrohen mbi 120 boksa me cigare në Aeroportin e Prishtinës, u gjetën në çantën e një gruaje

Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetase nga Shqipëria në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, e cila dyshohej se po tentonte të transportonte cigare të padeklaruara, transmeton ATV.

Falë bashkëpunimit ndërinstitucional dhe kontrolleve të stafit të X-Rey, në çantën e saj u gjetën pako cigaresh, ndërsa pas verifikimeve të mëtejshme, një sasi e konsiderueshme u zbulua edhe në valixhen e dorëzuar në check-in.

Njoftimi:

Me datën 02.03.2025, rreth orës 11:00, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional, sigurimit të informacioneve nga zyrtarë doganorë dhe në bashkëpunim me stafin e X-Rey të aeroportit, në shkuarje për në Londër është ndaluar një femër e cila kishte në posedim një çantë krahu, të cilën dyshohej se e kishte të mbushur me pako të cigareve. E njëjta është kontrolluar nga ana e zyrtarëve të X-Rey në prezencë të zyrtarëve kompetentë, ku në bazë të aparatit të kontrollit është detektuar se në çantën e krahut ka një sasi të konsiderueshme të pakove me cigare.

Udhëtarja femër shtetase nga Shqipëria, dyshohej se përpos çantës së krahut që kishte me vete, ajo në check-in në aeroport, kishte dorëzuar edhe një valixhe në të cilën dyshohej se posedonte po ashtu pako me cigare.

Udhëtarja e ndalur është dërguar në zyrën e doganës për të vazhduar me procedurat e mëtejme, ku pas kontrollit edhe të valixhes së dorëzuar në check-in, e njëjta ka rezultuar se posedon pako me cigare. Pas kontrollit janë sekuestruar gjithsej 104 boksa (shteka) cigare “Malboro e kaltër” dhe 20 boksa “Karelia Slims” me banderola të shtetit të Shqipërisë, të cilat ishin të padeklaruara në Doganën e Republikës së Kosovës. Pakot e cigareve janë sekuestruar dhe rasti i është dorëzuar Doganës së Kosovës për veprime të mëtejme sipas procedurave të parapara ligjore.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA