Kalo te përmbajtja
Të fundit

Seanca e Kuvendit, Jeton Bytyçi u zgjodh gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Seanca e Kuvendit, Jeton Bytyçi u zgjodh gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Përgatiti: Krenare Mulliqi

Deputetët u vonuan një orë, por holli i Kuvendit nuk mbeti bosh. Ai u mbush më fëmijë që erdhën për vizitë.

Reklamë

Kur seanca filloi në sallë të Kuvendit nuk ishte i pranishëm askush nga kabineti qeveritar. E si rrallë herë pati vetëm votim jo edhe debate.

Në këtë seancë deputetët votuan një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë kësaj seance janë përzgjedhur edhe tre anëtarë vendor të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim ndërkaq Remzie Zeqiraj u zgjodh Komisionere Parlamentare për FSK-në.

Derisa në shqyrtim ishin vetëm 4 pika të rendit të ditës, Kuvendi votoi edhe një anëtare të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike.

Kuvendi pritet të mblidhet edhe të enjten në dy seanca.

Reklamë

Seanca e Kuvendit, Jeton Bytyçi u zgjodh gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese | ATV