Scholz në vizitë të papritur në Kiev, ndan ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka vizituar papritur të hënën Ukrainën, për të rikonfirmuar mbështetjen e Berlinit ndaj Kievit, derisa pushtimi rus po vazhdon.

Scholz është zotuar për t’i ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake shtesë në vlerë të 650 milionë eurove, duke njoftuar se armët do të arrijnë atje deri në fund të vitit.

Ai ka thënë se “Ukraina e ka mbrojtur veten në mënyrë heroike kundrejt luftës agresive të Rusisë”.

“Dua ta bëj të qartë prej këtu që Gjermania do të mbetet mbështetësja më e madhe evropiane e Ukrainës”.

Ai ka thënë se “Ukraina mund të mbështetet te Gjermania”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA