Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, në emisionin CONTEXT në ATV, shpjegoi detajet ligjore për votimin fizik jashtë Kosovës, duke u fokusuar në hapësirat e përcaktuara nga përfaqësitë diplomatike.
Kurteshi tha se ligji përcakton qartë që votimi fizik mund të zhvillohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës ose hapësirat që ato i përshtatin si qendra votimi.
“Votimi jashtë Kosovës organizohet nga KQZ-ja. Ligji thotë se mund të votohet fizikisht në përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës apo hapësira të tyre, të cilat KQZ-ja i shndërron në qendra të votimit sipas kritereve të përcaktuara. Kjo është e përcaktuar qartë në nenin 96 të Ligjit për zgjedhjet,” tha Kurteshi.
Ai sqaroi se edhe hapësirat që përfaqësitë diplomatike kontraktojnë, sipas Konventës së Vjenës, konsiderohen pjesë e tyre.
Intervistën e plotë të Sami Kurteshit në emisionin CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë: