5.4 C
Pristina
Thursday, February 26, 2026

Sami Kurteshi s’ka dëshmi por thotë se ka fakte që vërtetojnë se Dehari është vrarë me “urdhër nga lart”

PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ 

”Urdhri ka qenë politik nga maja e shtetit…”. Kjo deklaratë, Sami Kurteshit ia nxori një angazhim shtesë, një javë më vonë.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje u ftua për intervistim nga Prokuroria Speciale, lidhur me implikimin e krerëve të shtetit, në rastin e Astrit Deharit.

Pas dy orëve në Departamentin për Hetimin e Krimeve të Rënda, Kurteshi doli, duke thënë se i qëndron prapa secilit deklarim.

“Unë jam përgjigjur në të gjitha pyetjet, natyrisht që kam deklaruar dhe qëndroj pas çdo fjalie të dhënë më 12 gusht në atë konferencë. Ka shumë fakte që i dhashë në Prokurori se implikimi i funksionarëve të majës së shtetit bashkë me institucionet të sigurisë dhe drejtësisë është e dukshëm nga të gjitha dëshmitë, provat, dokumentet që deri sot janë në dorë të publikut dhe në dorë të institucioneve”, deklaroi Kurteshi.

Megjithatë, fakte thotë se nuk ofroi, veçse tregoi çka ka parë.

“Unë nuk i posedoj ato fakte, vetëm jam njëri nga personat që e përcjelli rastin. Janë mbi tre mijë faqe, dokumente të ndryshme në lidhje me rastin, prova, analiza e rekomandime në lidhje me rastin Dehari. Shumicën prej tyre i kam lexuar e përcjelli rastin. Aty ka me qindra dëshmi dhe fakte që vërtetojnë bindjen time që rasti i Deharit është vrasja e plotë me urdhër nga lart”, shtoi tutje ai.

Ky intervistim, sipas Institutit të Kosovës për drejtësi, prokurorisë do duhej t’i shërbente në tërësinë e hetimeve.

Megjithatë, sipas Flamur Kabashit, Kurteshi do të duhej informacionet për të cilat shprehet i bindur, t’i depononte më herët, për të mirën e procesit.

Deklarimin për të cilin u thirr nga Prokuroria, Sami Kurteshi e kishte dhënë më 12 gusht kur u pensionua prokurori Afrim Shefkiu, i cili po e trajtonte rastin e Astrit Deharit.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA