7.1 C
Pristina
Saturday, February 7, 2026

Rritje e çmimeve të farërave, plehrave dhe investimeve bujqësore

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të inputeve në bujqësi për tremujorin e katërt të vitit 2025, i cili tregon rritje të çmimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Sipas ASK-së, ky publikim bazohet në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në territorin e Kosovës. Grumbullimi i të dhënave është realizuar në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, kompani të ndryshme, tregje dhe lokacione të tjera ku këto inpute janë në dispozicion.

Në TM4 2025, Indeksi i Input 1, i cili përfshin mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi, ka shënuar rritje prej 4,3 për qind krahasuar me TM4 2024.

Ndërkaq, Indeksi i Input 2, që përfshin mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet bujqësore, është rritur për 3,7 për qind në të njëjtën periudhë.

Indeksi i përgjithshëm i inputeve në bujqësi, që përfshin Input 1 dhe Input 2, ka shënuar rritje prej 4,0 për qind krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024.

ASK thekson se produktet që përbëjnë bazën e këtij indeksi janë të ndara në dy grupe kryesore. Grupi i parë përfshin mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi, ku bëjnë pjesë farërat dhe materiali mbjellës, energjia dhe vajrat, plehrat dhe përmirësuesit e tokës, produktet për mbrojtjen e bimëve dhe pesticidet, shpenzimet veterinare, ushqimi i kafshëve, mirëmbajtja e materialeve dhe ndërtesave, si dhe mallra e shërbime të tjera.

Ndërsa grupi i dytë përfshin mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet bujqësore, siç janë makineritë dhe pajisjet, ndërtesat, si dhe punët e tjera që lidhen me infrastrukturën bujqësore.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA