spot_imgspot_img
spot_img

Rregullorja për zgjedhje e ndalon, por LDK vendos poster në hapësirat publike

Poster të tillë si këta të kandidatit për kryetar të Prishtinës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës janë vendosur gjithandej kryeqytetit, nëpër stacionet e autobusëve.

Një gjë të tillë e ndalon rregullorja zgjedhore për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin e fushatës dhe deklarimin financiar.

Neni 7 i kësaj rregulloreje e thotë qartë se të gjitha materialet e shtypura dhe materialet e tjera zgjedhore nuk duhet të vendosen në hapësirat publike.

Lidhur me këtë çështje, ATV provoi të marrë një qëndrim nga Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe nga komuna e Prishtinës por deri në publikimin e kësaj kronike asnjëra palë nuk është përgjigjur.

Partitë e tjera politike mund të dorëzojnë ankesë në Panelin Zgjedhorë për Ankesa dhe Parashtresa, por deri të mërkurën pasdite asnjë ankesë nuk figuron në faqen të PAZP-së.

Gëzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se partitë politike duhet t’ju përmbahen rregullave të fushatës zgjedhore për të përçuar një mesazh adekuat tek qytetarët.

Por sipas Shalës më problematike në këtë rast është lartësia e gjobave që shqiptohen nga PZAP-ja.

“Në këtë rast duhet që ta ketë për synim edhe parandalimin e sjelljeve në të ardhmen se nëse gjobat nuk janë mjaftueshme të larta dhe nuk i kushton mjaftueshëm financiarisht vërehet se këto gjoba nuk kanë qenë efektive mjaftueshëm për të parandaluar këto sjellje në të ardhmen,” tha Shala.

PZAP-ja, në fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit kishte gjobitur me 5 mijë euro LDK-ën për vendosjen e posterëve të kandidatëve për deputet, në hapësirat publike si stacionet e autobusëve pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosjes.

Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA