Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij, pas një mosmarrëveshjeje familjare.
Ngjarja ka ndodhur më 12 korrik 2026, rreth orës 17:20. Si pasojë e sulmit, të dyja viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Pas arrestimit dhe intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
“Fushë Kosovë 12.07.2026 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.





