Ronela Hajati duket se po kalon një periudhë të re dhe plot energji pozitive në jetën e saj personale. Prej disa javësh, këngëtarja e njohur shqiptare ndodhet në Kanada, ku siç duket, ka gjetur një ritëm më të qetë larg zhurmës së Tiranës dhe angazhimeve të shumta muzikore.
Ditët e fundit, Ronela është parë në Toronto, në një ndeshje basketbolli, në shoqërinë e një mashkulli misterioz që ka ngritur shumë pikëpyetje në rrjete sociale. Pamjet që po qarkullojnë në internet tregojnë këngëtaren të qeshur dhe të relaksuar, duke shijuar atmosferën sportive me shumë energji pozitive.
Videoja është publikuar nga një vajzë shqiptare që jeton në Kanada, e cila e ka dalluar menjëherë Ronelën në tribunë dhe ka ndarë momentin në “TikTok”. Komentet e fansave nuk kanë munguar – shumë prej tyre janë shprehur se këngëtarja duket më e lumtur se kurrë dhe se ndoshta kjo periudhë përfaqëson një “rinisje” për të.
Në profilin e saj në Instagram, Ronela ka postuar disa foto dhe video nga ndeshja, përfshirë edhe një moment kur në sallë ndodhej reperi i njohur Drake, gjë që ka shtuar edhe më shumë vëmendjen ndaj postimeve të saj.
Megjithëse ajo nuk ka konfirmuar ende asnjë lidhje të re, ndjekësit janë të bindur se artistja është duke përjetuar një fazë të bukur të jetës, larg kamerave dhe thashethemeve. A është ky një fillim i ri për Ronelën? Ndoshta shumë shpejt do ta zbulojmë nga vetë ajo…


 
                                     
    




