Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka ardhur sot në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Bashkë me Ritën ka ardhur edhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi.
“Mirë se vini në shtëpi dhe urime ditëlindjen Rita Ora! Ju duam!
Mirësevini në Kosova Taika Waititi, duke ju uruar një qëndrim të mrekullueshëm“, ka shkruar Rama.
Superylli i muzikës sot feston edhe ditëlindjen e 33’të.