Këngëtarja 35-vjeçare, e njohur për stilin e saj unik, po zgjeron edhe më tej partneritetin e nisur në vitin 2023, kësaj here duke hyrë fuqishëm në botën e veshjeve sportive.
Koleksioni i ri, i titulluar “Every Move Counts”, vjen i frymëzuar nga pasioni i Ritës për Pilates dhe është konceptuar për t’u veshur si gjatë stërvitjes, ashtu edhe në përditshmëri. Në këtë projekt, asaj i është bashkuar edhe artisti i hip-hopit Krept, i cili prezanton linjën për meshkuj.
Një makinë Pilates reformer, e veshur me një bluzë të shkurtër ngjyrë çokollate dhe pantallona të shkurtra me bel të lartë, që theksojnë linjat e trupit. Në një paraqitje tjetër, ajo kombinon xhaketën teknike “Rita Ora Gathered Tech Jacket” me pantallona sportive të së njëjtës linjë.
Duke folur për koleksionin, Rita tha se qëllimi ishte të krijonte veshje që ofrojnë mbështetje gjatë ushtrimeve intensive, por që njëkohësisht duken elegante dhe të rehatshme për t’u veshur edhe jashtë studios.
Pjesët e koleksionit, me çmime që variojnë nga 2.50 deri në 26 paund, janë dizajnuar për të ndjekur lëvizjen natyrale të trupit dhe për të ofruar rehati maksimale.
Ndërkohë, linja për meshkuj, e prezantuar nga Krept, është menduar për stërvitje intensive, ditë pushimi dhe aktivitete në kushte të ndryshme, me materiale që thithin djersën dhe minimizojnë fërkimin.
Rita Ora vazhdon kështu të dëshmojë se di si të kombinojë modën, funksionalitetin dhe çmimet e përballueshme, duke e kthyer çdo koleksion të saj me Primark në një sukses të menjëhershëm.














