spot_imgspot_img
spot_img

Rikthehet Jimmy Kimmel: S’kam pasur kurrë qëllim ta nënvlerësoj vrasjen e një të riu

Prezantuesi amerikan i një talk-show-u, Jimmy Kimmel, tha, pasi u rikthye në emisionin që u anulua një javë më parë në televizionin ABC për shkak të komenteve të tij në lidhje me vrasjen e patriotit Charlie Kirk, se “nuk ka qenë kurrë qëllimi i tij të nënvlerësojë vrasjen e një të riu”.

“Nuk mendoj se ka ndonjë gjë qesharake në lidhje me të. As nuk ishte qëllimi im të fajësoja ndonjë grup të veçantë për veprimet e dikujt që është qartësisht një person thellësisht i shqetësuar – kjo ishte në fakt e kundërta e pikës që po përpiqesha të theksoja”, tha Kimmel në një fjalim drejtuar audiencës së pranishme në shfaqjen e tij, e cila transmetohet drejtpërdrejt, raporton Reuters sot.

Kimmel, prezantuesi katër herë i çmimeve Oscar, tha në përgjigje të kërcënimit për të anuluar shfaqjen e tij se Presidenti i SHBA-së Donald Trump jo vetëm që persekutoi komedianët që nuk i pëlqenin, por edhe gazetarët.

“Ai po i padit, po i ngacmon. E di që nuk është aq interesante sa t’i heshtësh komedianët, por është shumë e rëndësishme të kesh një shtyp të lirë dhe është çmenduri që nuk i kushtojmë më shumë vëmendje kësaj”, tha Kimmel.

Ai shtoi se ishte “thellësisht” i prekur nga lamtumira që e veja e Kirkut, Erica Kirk, i shprehu të akuzuarit për vrasjen e burrit të saj, një student 22-vjeçar i kolegjit teknik nga Utah.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA