Restoranti më i vogël në botë ka vetëm një tavolinë

Prej më shumë se 30 vitesh, ekziston restoranti “Solo Per Due” në Vacone të Italisë.

Pronarët e restorantit pohojnë se është restoranti më i vogël jo vetëm në Itali, por në të gjithë botën, me vetëm një tavolinë që pranon vetëm dy të ftuar për vakt.

E gjithë vëmendja i kushtohet çiftit të vetëm që ka bërë rezervimin, të cilët mund të shijojnë gatime me mish dhe peshk, shampanjë, verëra, si dhe restoranti mund të përgatisë edhe një ëmbëlsirë të personalizuar.

Menyja bazohet në një sërë përbërësish të freskët, të zgjedhur çdo ditë sipas stinës dhe periudhës, me kuzhinë rreptësishtë italiane, të shoqëruar vetëm me verëra nga kantinat më të mira.

Kuzhina e propozuar nga ‘SOLO PER DUE’ është rreptësishtë italiane, e shoqëruar vetëm me verëra nga kantinat më të mira në vend.

Kur ulesh në tavolinë, dritat zbehen dhe shandanët ndizen; atmosfera bëhet magjike dhe kamerieri thirret vetëm kur është e nevojshme përmes ziles së vogël të argjendtë.

Kjo veçori e ka bërë ‘SOLO PER DUE’ të famshëm në botë; aq sa me kalimin e viteve është kthyer në një destinacion të paarritshëm për të gjithë të dashuruarit.

Një darkë në këtë restorant kushton më shumë se 450-euro dhe paraprakisht kërkohet një rezervim, për të cilin duhet pritur disa muaj.

Është e nevojshme të raportohet te pronarët gjysmë ore para mbërritjes, ndërkaq me kërkesë të mysafirëve, mund të organizohet një shofer privat për të marrë të ftuarit.

Të ftuarit më të shpeshtë janë çiftet që festojnë ditëlindje, përvjetorë dhe fejesa, dhe në përputhje me rrethanat edhe vetë brendësia është e dekoruar në mënyrë romantike.

Në ‘Solo Per Due’ gjatë verës ju mund të shijoni panoramën magjepsëse të ullishtës dhe luginës së mbushur me vreshta të freskët dhe aromatike të rrushit me luleshtrydhe.

Ndërsa në mbrëmjet e dimrit me shi mund të pushoni brenda përballë oxhakut të lashtë.

Restoranti drejtohet nga tre sipërmarrës vendas, por emrat nuk i bëjnë të ditur.

Sipas komenteve në internet, përvojat e mysafirëve në këtë restorant janë të ndryshme. Ndërsa disa pretendojnë se kanë kaluar kohën më të mirë ndonjëherë, duke u ndjerë të “projektuar jashtë kohës”, të tjerë mendojnë se një përvojë e tillë nuk vlen aq shumë.

Në fund mund të gjeni Librin e Mendimeve që përmban historitë e të gjithë të dashuruarve që shkojnë nga e gjithë bota: secili prej tyre ndan përvojat duke shkruar historitë e tyre romantike, sensuale ose prekëse./atvlive.tv/

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA