Reperi i njohur kanadez Drake ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar me një postim të fundit në rrjetet sociale.
Në InstaStory-n e tij, Drake ka publikuar një fotografi ku shfaqet me një kapele që mban flamurin kombëtar shqiptar kuqezi, duke nxitur reagime të shumta nga fansat shqiptarë në mbarë botën.
Kjo nuk është hera e parë që artisti ndërkombëtar shfaqet me simbolin e shqiponjës dykrenare. Edhe më herët, Drake është parë i veshur me një xhaketë që mbante të njëjtin simbol kombëtar, gjë që është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë respekti dhe vlerësimi ndaj kulturës shqiptare.
Postimi është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke u komentuar si një moment krenarie për shqiptarët.







