Në Nyon të Zvicrës, është tërhequr shorti për raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, ku pritet të sjellë ndeshje tejet interesante që do të zgjojnë vëmendjen e dashamirëve të futbollit.
Nga tërheqja e shortit, përballja më interesante është ndërmjet këtyre dy rivalëve evropianë, Real Madridit dhe Manchester Cityt e cila pritet të jetë ndeshja e 10-të me rradhë në 4 vitet e fundit në Champions ku më herë janë takuar në këtë sezon në fazën e ligës ku City mundi “Los Blancos” 3:1.
Në anën tjetër ndeshje tjetër interesante është ajo ndërmjet PSG-së dhe Chelsea-it,ku është përsëritje e finales së Kupës së Botës për Klube dhe parisienët synojnë hakmarrjen nga ajo e finale e humbur ndaj londinezëve.
Takim tjetër interesant pritet të zhvillohet në Stamboll,ku Galatasarasy e pret në Rams Park,ku dueli i fundit në mes tyre ishte në fazën e ligës këtë sezon në të cilën skuadra turke e mundi atë angleze me një gol të shënuar nga Victor Osimhen.
Ndeshjet e tjera interesante në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve pritet të jetë ajo ndërmjet Newcastle United dhe Barcelonës,si dhe Arsenal udhëton në Gjermani ku do të takohet kundër Bayer Levekusen.
Bayern Munich do të udhëtoj në Itali ku do të ndeshet me Atalanatën,teksa befasia e madhe e Champions në këtë sezon Bodo Glimt do të takohet kundër Sporting Lisbonës.
Kujtojmë që ndeshjet e para zhvillohen më 10 dhe 11 mars,teksa ato të kthimit më 17 dhe 18 mars.






