Njohës të rrethanave politik në vend u kanë bërë thirrje që institucionet që t’i dëgjojnë këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropianë në lidhje me situatën e krijuar në veriun e vendit.
Sipas tyre politikat gabuara të Qeverisë së vendit kanë quar deri te “krisja” e marrëdhënieve me Shtete e Bashkuara të Amerikës, të cilat ditë më parë vendosen disa sanksione ndaj Kosovës, duke mos përjashtuar edhe masa të tjera.
Agim Rexhepi, nga Shoqata Miqtë e Amerikës, tha se janë duke e përcjell me shumë shqetësim situatën që është duke kaluar vendi, duke theksuar se kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij duhet t’i përfillin në maksimum kërkesat e Amerikës.
“Sikur se gjithë qytetarët e Kosovës e në veçanti sikur gjithë shqiptarët jo vetëm në Kosovë por edhe në diasporë jem duke e përcjell me shumë shqetësim sepse shkëndijat janë. Jam për atë që institucionet ndërkombëtare posaçërisht kryeministri me Qeverinë t’i përfill në maksimum kërkesat e institucioneve më të larta Amerikane. Kjo për shkak se ShBA-ja është dëshmuar se janë aleati jonë, janë sponzorisuesi i krijimit të shtetit të Kosovës. Institucionet tona është dashtë të marrin një mendim nga Amerika”, tha ai.
Rexhepi tha se veprimet e ShBA-së për ta sanksionuar Kosovën kanë qenë të pritshme, pasi sipas tij, Kurti prej kohësh me veprimet e tij e “gafa” të caktuara e kanë sjell situatën që Amerika të deklarohet kështu ndaj Kosovës.
Ai shtoi se nëse vendi nuk i përfillë kërkesat e ShBA-së do të ketë edhe më shumë zbehje e mospërkrahje, por sipas tij, mospërkrahja nuk do të jetë ndaj popullit të Kosovës, por ndaj Qeverisë.
“Kam pritur veprime të tilla nga institucionet të ShBA-ve sepse me keqardhje e them, unë nuk jam pjesë e partive edhe nuk kam qenë as një herë, kryeministri aktual prej shumë moti me veprime me deklarata ka ba gafa të caktuara të cilat kanë para përgatitë që me ardh deri tek kjo deklaratë e DASh-it dhe sekretarit Blinken. Ose janë ato veprimet e ambasadorit Hovenier i cili shumë herë edhe i ka amortizuar ato veprime, i ka tejkaluar edhe pse kanë qenë të dëmshme, ose ka mundur atëherë që të reagoj Departamenti i Shtetit, i ka ulur ato me qëllimin e mirë që mos të shihet kjo plasaritje. Mendoj që do të ketë zbehje, e mos përkrahje, mirëpo mos përkrahja nuk do të jetë ndaj popullit të Kosovës, do të jetë veprim ndaj Institucioneve që t’i ven gishtin kokës dhe të sillen politikisht ashtu siç duhet”, tha ai.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, tha se e gjithë kjo situatë është një skenar i punuar nga Serbia, që sipas tij, vendi ka rënë në këtë grackë.
“Ne së bashku disa herë e kemi ngre shqetësimi që ka një plan sekret të Serbisë për ndarjen e Mitrovicës dhe atë po mundohet që të bëjnë përmes dhunës. Një skenar të tillë pa dyshim që ne kemi rënë pjesë e këtij skenari. Kjo ka filluar qysh në kohën e targave, kur ne tentuam që ta zbatojmë vendimin e targave dhe ishte pikërisht ky moment kur ata u tërheqin nga institucionet. Dhe ndodhu ajo që ne u detyruam që të organizojmë zgjedhje të lira, ato u bojkotuan, me një fjalë gjithçka sipas skenarit dhe ne po ja mundësojmë realizimin e skenarit të tyre”, tha ai.
Ai shtoi se për të politikat e qeverisë Kurti janë politika populiste, që në aspektin e sigurisë janë të sanksionuara.
“Në fakt politikat e qeverisë më shumë duken politika populiste, që në aspektin e sigurisë mund të jenë të sanksionuar, duhet që të jenë të sanksionuara, sepse në as një rrethanë neve nuk mund të themi që për hir të kësaj apo asaj neve të cenojmë sigurinë. Nuk ka as një arsyetim për të cenuar sigurinë për aktivitetet të tjera, qofshin ato edhe kurë është në pyetje shtrirja e sovranitetit sikur rasti i veriut të Mitrovicës”, tha ai.