Kalo te përmbajtja
Të fundit

Ramadani: Bllokada e Kuvendit po rëndon drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Ramadani: Bllokada e Kuvendit po rëndon drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me vazhdimin e bllokadës në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar situatën si vonesë që po sjell pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka thënë se ndërsa Kuvendi vazhdon të mbetet pa Kryetar, qytetarët po përballen me rritje të çmimeve.

Reklamë

“Derisa deputetët e pushtetit refuzojnë të propozojnë e të zgjedhin Kryetarin e Kuvendit, çmimi i naftës ka shkuar në gati 1.70 euro. Secila ditë vonesë e dëmton drejtpërdrejt xhepin e familjeve kosovare”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka thënë se Aleanca është e gatshme të kontribuojë në tejkalimin e ngërçit politik dhe i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që ta pranojë ofertën e saj me gjashtë pika.

“Ne jemi këtu, të gatshëm si çdo herë. Pranojeni ofertën 6 pikëshe të Aleancës, mos e bojkotoni mirëqenien e qytetarëve! Mbajeni pushtetin, por mos e bllokoni shtetin!”, ka theksuar Ramadani.

Sipas tij, zvarritja e procesit për konstituimin e Kuvendit nuk duhet të vazhdojë në dëm të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’