Kalo te përmbajtja
Të fundit

Fondacioni Frutex & Golden Eagle ia zgjatë dorën protestuesit 17 vjeçar

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Fondacioni Frutex & Golden Eagle ia zgjatë dorën protestuesit 17 vjeçar
Në këtë artikull

Fondacioni Frutex & Golden Eagle do të mbështes me 450 mijë lekë në muaj familjen e 17-vjeçarit Fadil Balliu në Shqipëri.

Ky vendim i fondacionit është marrë pas publikimit të historisë së të riut i cili tregoi se dy javë pas vdekjes së babait të tij u bë pjesë e protestave në Shqipëri duke pasur guxim që të kërkoj një të ardhme më të mirë.

Fadil Balliu, vetëm 17 vjeç, është protestuesi që u arrestua dhe u mbajt në qeli nga policia, por që më pas ka ndarë historinë e tij prekëse. Vetëm dy javë më parë, ai humbi njeriun më të shtrenjtë, babanë e tij. Ende pa iu tharë lotët e kësaj humbjeje, Fadili gjeti forcën që dhimbjen që mbart në kraharor ta kthente në guxim për të kërkuar një të ardhme më të mirë.

Reklamë

Historia e tij nuk kaloi pa u vënë re nga Fondacioni Frutex & Golden Eagle, që ka vendosur t’i vijë në ndihmë familjes së 17-vjeçarit me 450 mijë lekë në muaj, për 12 muaj rresht, për t’ia lehtësuar sadopak barrën e kësaj periudhe kaq të vështirë.

Sepse ndonjëherë, humanizmi më i bukur nuk është ajo që shprehet me fjalë, por ajo që kthehet në vepra.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’