Rama: Shqipëria do të kontribuojë me 2 për qind të buxhetit për shpenzimet e veta ushtarake

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në emisionin CONTEXT në ATV, lidhur me krikikat e kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump për shpenzime të pamjaftueshme në mbrojtje, tha se Shqipëria do të përmbushë zotimet e marra në kuadër të NATO-s që të kontribuojë me 2 për qind të buxhetit për shpenzimet e veta ushtarake.

“Ne, këtë angazhim nuk e shohim si një angazhim që e kemi marrë ndaj një presidenti apo ndaj një presidenti tjetër, pos një angazhim të marrë në kuadër të NATO-s, ku kemi privilegjin të jemi pjesë dhe ku do të përmbushim me seriozitet, të gjitha angazhimet që merren në atë tryezë, në të cilën secili sipas madhësisë dhe sipas buxhetit duhet të kontribuojë me 2% të buxhetit për shpenzimet e veta ushtarake, si dhe në anën tjetër sigurisht që ne do të vazhdojmë të rrisim kapacitetet tona ushtarake, jo sepse po përgatitemi për ndonjë luftë në rajonin tonë, por sepse jemi pjesë e një aleance brenda së cilës ka angazhime dhe ka detyrime që ne duam t’i respektojmë një për një”, tha Rama.

Ai tha se Shqipëria e ka të gjithë vendosmërinë që t’i përgjigjet angazhimeve të marra nga NATO.

“Ajo që ne bëjmë është brenda kontekstit të aleancës euro-atlantike, është brenda kontekstit të NATO-s, brenda detyrimeve tona dhe brenda kuadrit të seriozitet tonë si një vënë anëtar i NATO-s, i cili është një votë i vogël, që nuk mund të ndryshojë fatet e betejave të mëdha, në të cilat NATO përfshihet, por që ka të gjithë angazhimin dhe të gjithë vendosmërinë që t’i përgjigjet në madhësinë e vet të gjitha angazhimeve të marra, duke filluar nga angazhimi i financimit të shpenzimeve ushtarake me 2% të buxhetit tonë”, tha Rama. /atvlive.tv

Intervistën e plotë të Edi Ramës në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA