Rama: Mbledhja në KS të OKB-së ishte kthim mbrapa për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën u zhvillua debati mes Kosovës dhe Serbisë sa i takon vendimit për dinarin serb, ishte një mbledhje e pakuptimtë.

“Nuk është Këshilli i Sigurimit, ka kohë që s’është dhe që s’duhet të bëhet vendi ku diskutohet Kosova apo Kosova diskuton çështje e saj dhe kundërshtitë e saj me Serbinë. Kosova është si Serbia, një shtet i pavarur, do apo s’do Serbia, e njohin apo s’e njohin ata që ende nuk e njohin dhe çështjet që ka me Serbinë, Kosova i diskuton si e barabartë dhe duhet të diskutojë si e barabartë në tryezën e dialogut dhe t’i zgjidhë tryezën e dialogut”, tha Rama.

Sipas tij, kjo mbledhje ishte kthim mbrapa për Kosovën.

“Nuk ka asnjë kuptim që Kosova të thirret atje dhe të shkojë atje dhe të përplaset atje, si një realitet që ca e konsiderojnë shtet, ca nuk e konsiderojnë shtet. Është nonsens”, tha Rama. /atvlive.tv

Intervistën e plotë të Edi Ramës në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA