18.4 C
Pristina
E diel, 8 Shtator, 2024

QKMF-ja në Ferizaj, në krizë për terapi esenciale

Mungesa e barnave dhe terapisë ampulare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, është kthyer në shqetësim për qytetarët veçanërisht për të moshuarit. Ata thonë se duhet që ato t’i blejnë nga xhepi i tyre. Mungesën e barnave e pranon edhe Drejtoria e Shëndetësisë.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj është duke u përballur me mungesë të terapisë esenciale.

Pacientët që marrin trajtim mjekësor aty, thonë që vetë duhet t’i blejnë barnat e infuzionet.

“Pleqëria po lyp ilaçe sa më shumë me pas. Është shumë shqetësuese e duhet të ketë më shumë barna. M’ka ra me ble infuzion me njo dy vitamina, e m’ka kushtu 5 euro”.

“Duhet të ketë më shumë barna esenciale. Njerëzit po kanë nevojë për barna esenciale. Mungesa e tyre është dështim i Ministrisë së Shëndetësisë. Çka me ble na ma përpara”.

Se ka mungesë të terapisë ampulare dhe barnave nga lista esenciale, e konfirmon edhe Drejtoria e Shëndetësisë së kësaj komune.

“Kemi mungesë të terapisë esenciale. Kjo terapi na vjen nga Ministria e Shëndetësisë. Në takimin e fundit që kemi pasur me ministrin e Shëndetësisë kjo ka qenë temë diskutimi. Shpresojmë së Ministria do ta përmirësojë këtë gjendje”.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje me shkrim për ATV-në, ka bërë të ditur se kjo qendër është furnizuar me terapi esenciale muajin e kaluar, por nuk janë përgjigjur në lidhje me atë nëse furnizimi ka qenë i mjaftueshëm.

“Ju informojmë se QKMF-ja në Ferizaj është furnizuar në bazë të planifikimit mujor nga kontratat aktive, ku vlen të theksohet se furnizimi i fundit është bërë me datë 23.06.2023 dhe 26.06.2023”.

ATV-ja ka raportuar se mungesë të terapisë esenciale ka edhe në Qendra të tjera të mjekësisë në vend.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA