Qentë përveç që njihen si miq të njeriut, ata ndryshe kanë edhe shumë veçori interesant si kafshë e sidomos me shqisën e të nuhaturit që e bënë këtë lloj kafshe shumë të veçantë.
Për qentë, nuhatja është një ndjenjë mbijetese, çiftëzimi, orientimi dhe mbrojtjeje. Falë këtyre aftësive, qentë përdoren për përfitime njerëzore. Një nga përdorimet më të gjera është ndihma për punën hetimore të policisë. Kjo e bën nuhatjen e tyre jo vetëm shumë të dobishme, por 50 herë më të mirë se ajo e një njeriu.
Prej kohësh ka qenë e njohur që qentë, veçanërisht ata të racave Labrador, Njufaundlaend, Dalmatë dhe Shën Bernardino, dinë si t’i nuhasin sëmundjet, veçanërisht disa tumore, përpara se ato të shkaktojnë shenja të dukshme klinike.Kjo e dëshmon edhe studimi I realizuar mbi 1260 njerëz, i botuar në “PNAS” nga studiues suedezë të Institutit Karolinska drejtuar nga Sinisa Bratuliç.
Studiuesit suedezë arritën fillimisht të identifikonin 14 lloje të ndryshme tumori bazuar në përqendrimin e glikozaminoglikanëve të cilat janë normalisht pjesë e matricës jashtë–qelizore të tendinave, të cilat së bashku me elastinën edhe kolagjenin, u japin veti elastike që lejojnë shtrirjen e tyre.
Ata po kërkonin një metodë joinvazive për zbulimin e hershëm të tumoreve përmes urinës, aroma e së cilës i jep mundësi qenve të perceptojnë jo vetëm praninë e tumoreve, por edhe atë të diabetit apo edhe krizës epileptike, të migrenës apo narkoleptike disa orë përpara se ajo të ndodhë.
Po ashtu studiuesit suedezë atje arritën fillimisht të identifikonin 14 lloje të ndryshme tumori bazuar në përqendrimin e glikozaminoglikanëve.
Edhe një studim i realizuar nga universitetet kineze dhe të Izraelit, i publikuar më 2013 ne British Journal of Cancer tregoi se kanceri i stomakut mund të diagnostikohet me 90% precizitet vetëm duke analizuar në mënyrë kimike, me aparatura frymën e personit.
Qentë, të cilët shquhen për nuhatjen e tyre të pazakontë, synohet të përdoren për të zbuluar edhe sëmundje të tjera, në mënyrë që të bëhet e mundur kapja e sëmundjes në faza fillestare dhe të shmangen analizat e hollësishme.
Sot ka shumë raporte që tregojnë se qentë janë në gjendje të perceptojnë erën e disa sëmundjeve./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: