19 C
Pristina
Friday, August 15, 2025
spot_imgspot_img
spot_img

Publikohet projektligji për banimin social dhe të përballueshëm

PËRGATITI: ARTON HAMITI

Ishte një nga premtimet kryesore Qeverisë Kurti. Madje, kryeministri Albin Kurti ishte i bindur që projekti për ndërtimin e katër mijë banesave me çmim të përballueshëm për të sapomartuarit, do të niste në vitin 2023.

Por, vetëm me 25 mars të këtij viti, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor publikoi Projektligjin për banimin social dhe të përballueshëm.

Nisur nga kjo, zor që projekti do të nisë edhe në vitin 2024, meqë deri në miratimin në Kuvend të projektligjit që tash është i hapur për komente për 15 ditë janë edhe disa procedura.

Arbër Thaçi nga Instituti Demokratik i Kosovës nuk beson që ky projektligj do të jetësohet brenda kësaj legjislature.

Projektligj për Banimin Social dhe të Përballueshëm ka për qëllim krijimin e programeve të banimit, për familjet dhe individët në nevojë.

Grupet përfituese, sipas projektligjit, janë familjet apo individët me gjendje jo të mirë ekonomike, familjet e mëdha me shumë fëmijë dhe familjet me një prind, të papunët, familjet e dëshmorëve, të të zhdukurve të UÇK-së dhe invalidët e UÇK-së të cilët janë në gjendje të rëndë ekonomike./ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA