Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës kanë dhënë detaje me pamje – video se si ka ndodhur vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku në Banjskë më 24 shtator nga një sulm terrorist serb.
Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha theksoi se polici Bunjaku është vrarë nga detonimi i minës antikëmbësorike.
Hoxha në një konferencë për media ka treguar me video momentin kur është vra Bunjaku.
“Vrasja e rreshterit tonë, Afrim Bunjaku ka ndodhur me detonim të minës antikombësorike, të detonuar nga afërsia, me teledirigjues dhe me bateri elektrike që është përdorur nga gripi terrorist, së pari. Pastaj, kanë vazhduar sulmet direkte me raketa hedhës nga pozicionet në dhe afër manastirit, diku 300-400 metra vija ajrore nga vendi ku është vararë rreshter, Afrim Bunjaku. Ky është momenti i sulmit”, theksoi Hoxha.
Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, e diel, është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë nga një sulm terroristësh serbë në Banjskë të Zveçanit./kp