17.4 C
Pristina
E mërkurë, 25 Shtator, 2024

Protesta e NJSO-së nuk do të mbahet sot, shtyhet për afat të pacaktuar

Protesta e Njësisë Speciale Operative (NJSO), e planifikuar për sot në ora 11:00, nuk do të zhvillohet.

Burimet e ATV-së mësojnë se protesta është shtyrë për një afat të pacaktuar kohor.

“Nuk kemi dashur të përçojmë mesazhe përçarëse në sytë e armiqve tanë, duke shpresuar që Qeveria të reflektojë në kërkesat tona të adresuara në rrugën zyrtare për çka kemi marrë premtime. Nëse hasim në mospërfillje ndaj kërkesave tona në afat të shkurtër do të lëvizim fuqishëm drejt organizmave sindikale”, thuhet në njoftimin e NJSO-së dërguar ATV-së.

Ndryshe, në mesditën e djeshme dy njësitë më elitare të Policisë së Kosovës protestuan para Qeverisë së Kosovës. Ata në mënyrë paqësore shprehën pakënaqësitë e tyre si dhe përmes një letre paraqitën kërkesat drejt kryeministrit Albin Kurti.

Njësitë Speciale Intervenuese dhe Njësitë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive në protestën e sotme i kanë bërë thirrje kryeministri Kurti që t’i marrë parasysh kërkesat e tyre se nuk do të zmbrapsen më prej tyre.

Ata thonë se kërkesat e tyre janë legjitime dhe sociale. Kërkesat janë si në vijim: Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të caktohet në 50 % të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës.

Në rast të mos përmbushjes ata paralajmëruan edhe veprime tjera. Siç thanë njësitet, pakënaqësitë nuk datojnë nga dje, por ka më shumë se 10 vite që kanë marrë premtime për benefitet të cilat i takojnë mirëpo deri më tani këto premtime asnjëherë nuk janë realizuar.

Reagimi i Kurtit erdhi në mbrëmje, ku përmes një postimi në Facebook tha se të ardhurat mesatare të shumicës dërrmuese të pjesëtarëve të kësaj njësie elitare sivjet shkuan mbi 2.200 euro në muaj (paga bazë plus shtesat). Ai madje tha se mbi 200 policë këtë vit kanë pasur të ardhura më të larta sesa presidentja.

Por në një dokument të siguruar nga Sinjali shihet se paga bazë e një polici të Njësisë Speciale Intervenuese është 631 euro e 89 centë.

Kurti tha se të ardhurat mesatare të shumicës dërrmuese të pjesëtarëve të kësaj njësie elitare sivjet shkuan mbi 2.200 euro në muaj (paga bazë plus shtesat), e tash do ta kenë edhe shtesën e rrezikshmërisë prej 150 euro në muaj. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA